Mblidhet Komisioni për Buxhet, shqyrtohet iniciativa për tërheqjen e parave nga Trsuti - NACIONALE

Mblidhet Komisioni për Buxhet, shqyrtohet iniciativa për tërheqjen e parave nga Trsuti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës pritet të debatohet dhe më pas të merret një vendim nëse do të kalojë në Komisionin për Buxhet, iniciativa për lejimin e tërheqjes së 30 % të parave nga Trusti.

Partitë opozitarë në Kosovë po insistojnë që sa më shpejt të procedohet në Kuvend Projektligji që mundëson lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Fondi Pensional i Kursimeve Trust.

Nën arsyetimin e gjendjes ekonomike në vend, opozita kërkon që nga trusti të lejohet tërheqja e deri në 30 për qind të mjeteve nga ana e qytetarëve.

Mbledhja do të mbahet në ora 10:00.

Lajme të ngjashme