Mblidhet komisioni hetimor për energjinë, intervistohet kryeshefi i KEK-ut dhe të tjerë
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 do të mblidhet sot me fillim nga ora 13:00.
Sipas njoftimit, në rend të ditës janë intervistimi i dëshmitarëve të ZRRE-së dhe të KEK-ut.
Në këtë raportim do të paraqitet edhe kryeshefi aktual i KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Njoftimi i plotë:
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të Ditës;
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtura më date 18.11.2022;
3. Intervistimi i dëshmitareve nga ZRRE për periudhën 2013-2017;
a. Krenar Bujupi, anëtar i bordit në ZRRE;
b. Merita Kostari, anetare e bordit në ZRRE;
c. Arsim Janova, anëtar i bordit në ZRRE;
d. Qemajl Mustafa, anëtar i bordit në ZRRE
e. Besim Sejfijaj, anëtar i bordit në ZRRE;
4. Intervistimi i dëshmitareve nga KEK për periudhën 2018-2022;
a. Njazi Thaçi, ish Kryeshef në KEK;
b. Luigj Imeri, ish U.D. Kryeshef në KEK;
c. Perparim Kabashi, ish U.D. Kryeshef në KEK;
d. Nagip Krasniqi, Kryeshef në KEK;
e. Faruk Hajrizi, ish Kryesues i Bordit të KEK;
f. Rrezarta Pllana, ish Kryesuese e Bordit në KEK;
g. Hysen Fazliu, ish Kryesues i Bordit në KEK;
h. Musa Misini, ish Kryesues i Bordit në KEK;
i. Skender Haziri, Kryesues i Bordit në KEK;
5. Të ndryshme;
Vendi: N204Koha: 13:00
