Mblidhen sot pesë Komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen pesë Komisone Parlamentare.
Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, gjatë ditës pritet të mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nga ora 10:00.
Në ora 11:00, mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, teksa në ora 13:00 mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, gjatë ditës janë paraparë që të mbahen edhe dy mbledhje të komisioneve.
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave, me fillim nga ora 13:00 si dhe Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave nga ora 14:00.
Duke klikuar këtu mund të shikoni rendin e ditës të këtyre Komisioneve.
