Mblidhen presidentët e Ballkanit Perëndimor, Vjosa Osmani e vetmja grua - NACIONALE

Mblidhen presidentët e Ballkanit Perëndimor, Vjosa Osmani e vetmja grua

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liderët e Ballkanit Perëndimor tashmë kanë arritur në Slloveni ku pritet të mbahet takimi i Brdo-Brionit.

E pak para takimit, presidentët e Balkjanit Perëndimor kanë bërë një “fotografi familjare”.

Protokolli është kujdesur që zonja Vjosa Osmani, presidente e Kosoves, të jetë larg presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Për më shumë, Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që ka presidente një grua, duke treguar edhe një herë pjekurinë e saj demokratike.

Krahas presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, që është nikoqir i takimit, në Slloveni po qëndrojnë edhe presidentja Osmani, Bajram Begaj i Shqipërisë, Vuçiq i Serbisë, Millo Gjukanoviq i Malit të Zi, Stevo Pendarovski i Maqedonisë së Veriut, Zoran Millanoviq i Kroacisë, si dhe anëtarët e Presidencës Trepalëshe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, Shefik Xhaferoviq, dhe Zhelko Komshiq.

Lajme të ngjashme