Mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvend
Dy komisione parlamentare në Kuvend do të mblidhen sot.
Është fjala për Komisionin për Ekonomi dhe atë për Buxhet.
Njoftimet:
03/04/2024
Dëgjim mbikëqyrës
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti
Rendi i ditës:
Sfidat në zbatim të legjislacionit nga institucionet ligjzbatuese dhe ndërmarrjet publike në sektorin e shërbimeve të ujit
Në pajtim me nenin 40.4 të Rregullores së Kuvendit, ky dëgjim do të jetë i mbyllur, ndërsa, palët tjera të interesuara për të marrë pjesë, duhet paraprakisht të dërgojnë kërkesë/email të koordinatori i Komisionit: armend.ademaj@assembly-kosova.org
Vendi: N506Koha: 11:00
03/04/2024
Mbledhja e komisionit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere
Rendi i ditës
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më datë: 23.2.2024 dhe 6.3.2024;
3. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime i Komisionit Funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, për Projektligjin nr. 08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimi e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë:
4. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022 dhe 2023;
5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2023;
6. Të ndryshme.
Vendi: C203
Koha: 11:00