Mblidhen disa komisione parlamentare
Në ambientet e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme do të mblidhen disa komisione.
Në ora 10:00 ,Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
Ndërkohë poashtu në ora 10:00, Komisioni për Integrim Evropian mban tryezë me temën: “Agjenda Evropiane 2022”. Marrin pjesë: Jörn Rohde ambasador i Gjermanisë; Pavel Bílek ambasador Çekisë; Tomash Szunyog shef i Zyrës së BE-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)
Tutje në ora 11:00, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit të Kosovës, për vitin 2021 me Burbuqe Hana etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)