Mbledhja ndërqeveritare Kosovë – Maqedoni e Veriut, reagon BDI: Takimi s’mund të shërbejë si fasadë kundër multietnicitetit - NACIONALE

Mbledhja ndërqeveritare Kosovë – Maqedoni e Veriut, reagon BDI: Takimi s’mund të shërbejë si fasadë kundër multietnicitetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Demokratik për Integrim që udhëhiqet nga Ali Ahmeti ka reaguar ndaj qeverisë maqedonase e cila po zhvilloib takim ndërqeveritar me Qeverinë e Kosovës, për të cilët tha se ”me gjeste simbolike” synojnë fshehjen e karakterin anti-multietnik të sja, përkatësisht anti shqitparëve në Maqedoni të Veriut.

Mbledhjae sotme e përbashkët e qeverive nuk mund të shërbejë si një fasadë për të mbuluar dështimet e qeverisë aktuale dhe orientimin e saj kundër interesave të barazisë dhe multietnicitetit në vend. Një qeveri që po çmonton arritjet historike të Marrëveshjes së Ohrit nuk mund të legjitimohet përmes gjesteve simbolike. Kjo qeveri pa legjitimitet etnik, ka në gjirin e vet Ivan Stoilkoviqin, një politikani të njohur për qëndrime proputiniane si zëvendëskryeministër përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe person që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës si dhe lartëson teroristët e Radojçiqit në Banjskë”, kanë thënë nga BDI-ja.

Shqiptarët përballen me rikthimin e praktikave diskriminuese, si mohimi i identitetit etnik dhe kërcënimi ndaj gjuhës shqipe. Fondet për korridorin 8, jetik për shqiptarët dhe rajonin, si dhe vazhdimin e autostradës Shkup – Bllacë janë shkurtuar ndjeshëm, duke dëmtuar rëndë interesat e shqiptarëve. BDI nënvizon se këto politika përbëjnë një kthim prapa dhe një rrezik për stabilitetin dhe arritjet historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët meritojnë më shumë sesa gjeste simbolike; ata meritojnë veprime konkrete që mbrojnë të drejtat, dinjitetin dhe interesat e tyre”.

BDI do të vazhdojë të jetë zëri i fuqishëm që denoncon padrejtësitë dhe që angazhohet për mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit, garantimin e barazisë dhe të drejtave të shqiptarëve, dhe promovimin e interesave strategjike kombëtare. Ne mbetemi të palëkundur në përpjekjet tona për të siguruar që shqiptarët të kenë një të ardhme të drejtë, të barabartë dhe të denjë në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme