Mbledhja e VV-së: Dejona Mihali në rresht të parë, afër saj shihet Murati e Haxhiu
Dejona Mihali ka zbarkuar nga Tirana në Prishtinë. Ajo gjatë ditës ka marrë pjesë në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ku Albin Kurti mbajti një fjalim të gjatë 4600 fjalë.
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm, dhe detaje nga kjo, mund të gjeni në tekstin më poshtë.
Ndërkaq, në disa fotografi të publikuara nga kjo parti, shihet se pjesë ka qenë edhe e Dejona Mihali, koordinatorja për komitete dhe pjesëtare e atij që tashmë njihet si “Grupi i Tiranës”.
Ndërkaq, pranë saj të ulur janë parë ministrat Hekuran Murati e Albulena Haxhiu.
"Në pjesën e parë delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm ju drejtua Kryetari njëherit edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i cili duke falendëruar anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm theksoi se për 11 vite e gjysmë kemi mbajtur 50 mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm duke treguar kështu rregullsinë me të cilën jemi mbledhur, ca më shpesh se sa katër herë në secilin vit andaj është mbresëlënëse, sepse është triumf i demokracisë së brendshme. Jo vetëm në vendin tonë, por as në rajon, nuk ka subjekte që mblidhen kaq shpesh me organin e tyre më të lartë vendimmarrës.” – thuhet në shkrimin e partisë.
