Mbledhja e Qeverisë: 11 korriku shpallet ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë - NACIONALE

Mbledhja e Qeverisë: 11 korriku shpallet ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka shpallur 11 korrikun, ditë të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë, ka thënë se Kosova bashkohet në dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Po i bashkohemi memoralizimit bazuar në rezolutën që kemi miratuar në Kuvend që dënon gjenocidin në Srebrenicë, në vijim të rezolutës në Parlamentin Evropain dhe rezolutës së miratuar në Asamblenë e OKB-së gjatë prillit të këtij viti. Është veprim fisnik e i duhur në emër të Kosovës e të dëshirës sonë për drejtësi e paqe. Që të mos harrohet e të mos përsëritet gjenocidi as në Srebrenicë, as në Kosovë, as në rajonin tonë e askund në botë.” – ka thënë ndër të tjera Kurti.

Lajme të ngjashme