Mbledhja e KQZ-së për certifikimin e rezultateve do të mbahet nesër në ora 11:00
Pasi Gjykata Supreme ka refuzuar ankesat ndaj rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, ka reaguar Komisioni Qendror i Zgjedhje.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije ka bërë me dije se nesër do të mbahet mbledhja për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Ai ka deklaruar se mbledhje për certifikimin e rezultateve do të mbahet nesër në ora 11;00.
“Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, ka deklaruar Elezi.