Mbledhja e dy kuvendeve: Policia njofton për masat në komunikacion - NACIONALE

Mbledhja e dy kuvendeve: Policia njofton për masat në komunikacion

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të mbajnë sot seancë të përbashkët në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se me rastin e seancës së përbashkët, do të ndërmarrin disa veprime për sigurimin e lëvizjeve të automjeteve.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortave zyrtare, nën përcjellje dhe sigurim, sipas itinerarit të lëvizjeve si dhe zhvillimit të aktiviteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojnë eskortat) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim

Lajme të ngjashme