Mbledhen shefat e Policisë në rajonin e Ferizajt, diskutojnë për gjendjen e sigurisë - NACIONALE

Mbledhen shefat e Policisë në rajonin e Ferizajt, diskutojnë për gjendjen e sigurisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka njoftuar se Drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Faton Pllana ka ftuar në një takim shefat e sektorëve rajonal dhe komandantët e stacioneve të policisë së Ferizaj , Kaçanik , Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit.

Pllana iu prezantoi para të ftuarve raportin 6 mujor të këtij viti të krahasuar me raportin e periudhës së njejtë në vitin e kaluar duke biseduar edhe për planet për 6 mujorin e dytë të këtij viti.

“Në këtë takim, veç tjerash Drejtori Rajonal vlerësoi dhe lavdëroi punën e mirë të secilit stacion dhe njësi rajonale gjatë gjysmës së parë të vitit 2024 dhe inkurajoi të pranishmit që aktivitetet e policisë rajonale të shtohen edhe në pjesën e dytë të vitit 2024 , duke i kooridinuar punët. Ai rekomandoi që të hartohen plane të nevojshme operative, karshi situatave të paraqitura dhe analizave të dala nga raporti 6 mujor. Ai përmendi edhe disa projekte dhe fushata vetëdijësuese që janë realizuar me komunitetin dhe rekomadoi që të vazhdohet me projekte dhe fushata të ndryshme në sensibilizimin e qytetarëve rreth dukurive negative në shoqëri.”, thuhet në komunikatë.

Ai po ashtu siguron qytetarët se do të ketë prezencë më të madhe të policisë neper të gjitha stacionet dhe do të angazhohen jo vetëm policë me uniformë por edhe ata civil.

Me tutje Pllana inkurajon qytetarët që të denoncojë për gjdo vepër kriminale që janë në dijeni në stacion policor apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

“Drejtori Rajonal Faton Pllana siguron qytetarët e rajonit të Ferizajt se do të ndërrmerren masa të nevojshme, duke shtuar prezencën policore në të gjitha stacionet e policisë së rajonit të Ferizajt . Veç policëve me uniformë do të angazhohen edhe pjesëtarë të policisë me rroba civile dhe me automjete zyrtare civile, për të parandaluar veprat penale të incidenteve dhe të aksidenteve në rrugë. Me këtë rast fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth kriminalitetit në përgjithsësi, por edhe të kundërvatjeve në komunikacion , të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ’’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë.”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme