"Mbishkrime me ngjyrë të zezë": Një burrë ankohet se ia dëmtuan shtëpinë që po e ndërton në Mitrovicën Veriore
Një burrë ka raportuar se shtëpia të cilën ishte e duke e ndërtuar është dëmtuar pjesërisht nga disa persona në Mitrovicën Veriore.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, në shtëpi janë shkruar edhe mbishkrime me ngjyrë të zezë në mure dhe dysheme me shkronja cirilik.
Rasti është hapur si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit.”
Raporti i plotë:
NXITJE,PERQARJE DHE MOS DURIM
Mitrovicë Veri 02.12/03.12.2023 – 17:00-18:00. Me 03.12.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se shtëpia të cilën ishin duke ndërtuar, person-a të panjohur e kishin dëmtuar pjesërisht dhe kishin shkruar mbishkrime me ngjyrë të zezë në mure si dhe në dysheme të shkruara me shkronja cirilik. Rasti nën hetime.