Mbi dy orë pritje në pikën kufitare në Merdarë për mërgimtarët - NACIONALE

Mbi dy orë pritje në pikën kufitare në Merdarë për mërgimtarët

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mërgimtarët që qëndruan gjatë verës në Kosovë, kanë nisur të kthehen nëpër vendet e tyre.

Kjo ka shkaktuar kolona të gjata në pikat e kalimit kufitar, transmeton Nacionale.

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Merdarë pritjet për të dalë janë mbi dy orë e gjysmë teksa kolonat janë të gjata deri në 1,100 metra.

Pritjet për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare janë deri në 3-5 minuta.

Ndërsa pritjet në dalje në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë deri në dy orë minuta ndërsa në hyrje deri në 10 minuta.

Lajme të ngjashme