Mbi 80 të vrarë: Momenti kur nëndetësja amerikane e godet me silur luftanijen iraniane afër Sri-Lankës
Shtetet e Bashkuara kryen një sulm me nëndetëse që e shkaktoi përmbytjen e një anijeje luftarake në jug të Sri-Lankës, sipas sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-së, Pete Hegseth.
Ai konfirmoi se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë prapa sulmit vdekjeprurës ndaj fregatës iraniane që la më shumë se 80 njerëz të vrarë, kur anija po lundronte afër bregdetit të Sri-Lankës, shkruan gazeta “The Guardian”.
“Një nëndetëse amerikane fundosi një luftanije iraniane që mendonte se ishte e sigurt në ujëra ndërkombëtare” – tha Hegsethi. Ai shtoi se sulmi u krye nga një nëndetëse ushtarake amerikane të martën natën vonë. Ky ishte ndër rastet e rralla kur një nëndetëse fundos një anije që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Ajo [anija] u fundos nga një silur, një vdekje e qetë – fundosja e parë e një anije armike nga një silur që nga Lufta e Dytë Botërore. Njësoj si në atë luftë, kur ne ende ishim Departamenti i Luftës, ne po luftojmë për të fituar” – shtoi zëdhënësi i lartë amerikan.
Anija iraniane ndodhej jashtë ujërave territoriale të Sri-Lankës, por ende brenda zonës ekonomike të këtij shteti, rreth 80 kilometra larg qytetit jugor bregdetar, Galle.
JUST IN: A U.S. submarine on Tuesday sank an Iranian warship in the Indian Ocean, Sec. Pete Hegseth said Wednesday, the first time since WWII the U.S. has sunk an enemy combatant ship.
— ABC News (@ABC) March 4, 2026
Read more: https://t.co/nkHHqcRkak pic.twitter.com/P06X0909BX