Mbi 15,500 vota në ambasada në orën 19:00 - NACIONALE

Mbi 15,500 vota në ambasada në orën 19:00

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbrëmjen e sotme përfundimin e suksesshëm të procesit të votimit fizik në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për media konfirmoi se deri në orën 20:00 është mbyllur votimi në 25 qendra diplomatike në Evropë dhe rajon, ndërsa procesi vijon ende vetëm përtej oqeanit.

Nga gjithsej 19,187 qytetarë të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 15,597 votues.

“Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike ku është mbyllur votimi, por edhe nga të dhënat e orës 13:00 nga votimi në ShBA dhe Kanada, kanë votuar 81.29% e votuesve të regjistruar,” njoftoi Radoniqi.

Gjermania dhe Zvicra prijnë me numra, Danimarka me përqindje Bazuar në statistikat e detajuara nga vendvotimet:

  • Gjermania mban numrin rekord të votuesve, ku vetëm në Dyseldorf kanë votuar 2,231 qytetarë (81.76%), pasuar nga Shtutgarti me 1,933 votues dhe Mynihu me 1,631.
  • Zvicra gjithashtu shënoi fluks të lartë, veçanërisht në Cyrih ku votuan 2,114 qytetarë (85.66%).
  • Përqindja më e lartë e daljes në votime u regjistrua në Danimarkë (Kopenhagë) me 91.27%, e ndjekur nga Hungaria (90.69%) dhe Belgjika (89.73%).

Lajme të ngjashme