Mbi 1100 raste kanceri të regjistruara në QKUK
Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar rreth një mijë e një qind raste të kancerit në Klinikën e Onologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, siç raportoi KosovaPress.
Drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi, ka dhënë një përmbledhje të situatës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.
Kurtishi bëri të ditur për KosovaPress, se çdo ditë klinika trajton 250–300 pacientë në shërbimin e kimioterapisë dhe rreth 120–140 pacientë në shërbimin e radioterapisë.
Ai tha se Klinika e Onkologjisë nuk ka listë pritjeje për pacientët që kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm, si për radioterapi, ashtu edhe për kimioterapi.