Mbi 100 të vrarë në 24 orët e fundit në Gaza, thotë Ministria e Shëndetësisë - NACIONALE

Mbi 100 të vrarë në 24 orët e fundit në Gaza, thotë Ministria e Shëndetësisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në 24 orët e fundit, 101 njerëz janë vrarë në Gaza dhe 625 të tjerë janë lënduar nga sulmet izraelite, tha Ministria e Shëndetësisë që menaxhohet nga Hamasi.

Sipas kësaj ministrie, numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i luftës në enklavë tashmë ka shkuar në 60 mijë e 239 njerëz, raporton televizioni BBC.

Presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit për krizën e urisë në Gaza është shtuar ditëve të fundit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mohuar se në enklavë ka vdekje nga uria, por presidenti amerikan, Donald Trump, ka qëndrim tjetër. Ai ka thënë se ka “vdekje të vërtetë nga uria” në Gaza dhe se një gjë e tillë nuk mund të falsifikohet.

Disa shtete perëndimore – Franca, Britania e Kanadaja – kanë thënë se planifikojnë të njohin një shtet të pavarur palestinez në shtator.

Lajme të ngjashme