Mbi 1 mijë punëtorë fitojnë betejën ligjore ndaj KEK-ut - NACIONALE

Mbi 1 mijë punëtorë fitojnë betejën ligjore ndaj KEK-ut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbi 1 mijë e 200 punëtorë të KEK-ut kanë fituar betejën ligjore civile, të cilët e kishin nisur kundër KEK-ut, në vitin 2012, më pretendimin se KEK-u, nuk i kishte kompensuar shtesë gjatë punëve të fundjavës për periudhën 1 tetor 2011 deri më 30 shtator 2017.

Në aktgjykimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton se Gjykata Themelore në Prishtinë ka gjetur se paditësit nuk ishin kompensuar për punën shtesë gjatë fundjavës, e drejtë kjo që iu takonte në bazë të nenit 56par.1 të Ligjit të Punës

“Të punësuarit i takon paga shtesë në përqindje të pagës bazë, si më poshtë: 20% në orë për kujdestari, 30% në orë për punë gjatë natës dhe punë jashtë orarit, 50% në orë për punë gjatë ditëve të festave dhe 50% në orë për punë gjatë fundjavës”.

Por, sipas KEK-ut, punëdhënësi paguante orët shtesë vetëm jashtë orarit të rregullt të punës, në rast se punëtori thirrët nga pushimi që të punonte në fundjavë ej o për punët shtesë që bënin brenda orarit të punës.

Mirëpo këto pretendime, Gjykata i ka gjetur të pabazuara, pasi nga ekspertiza financiare kishte vërtetuar se faktin se paditësit kishin punuar gjatë fundjavës ndërsa nuk ua ka kompensuar shumën prej 50% të pagës.

Këtë vendim të Gjykatës së Prishtinës e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit, kurse këto dy të fundit i ka konfirmuar edhe Gjykata Supreme, e cila ka refuzuar revizionin e të paditurës.

Lajme të ngjashme