Mbi 1 mijë e 350 vetura në veri konvertohen në RKS - NACIONALE

Mbi 1 mijë e 350 vetura në veri konvertohen në RKS

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Që nga 1 nëntori gjer më tash mbi 1 mijë e 350 vetura janë konvertuar prej targave të paligjshme me denonime serbe “KM, etj”, në ato të ligjshme “RKS”, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ditë më parë në një përgjigje për Nacionalen kishte njoftuar se do të punohet edhe përgjatë vikendeve për ri-regjistrimin e veturave dhe që synohej të përmbushej regjstrimi i tërësishëm deri në fund të muajit.

Konvertimi i targave në RKS nga serbëet me t’u pranuar plani i “pesëshes” dhe pas takimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me liderët më të mëdhenj të shteteve të BE-së në Bruksel.

Regjistrimi është parë si dëshmia e parë se ka nisur implementimi i planit të BE-së dhe Marrëveshjes Bazike për normalizim të marrëdhënieve, dhe e cila duhet të pasohet me shtyrjen para të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Lajme të ngjashme