“Mbështetje sikur vëllai për vëllanë” – Osmani tregon si duhet të jenë raportet Kosovë -Shqipëri - NACIONALE

“Mbështetje sikur vëllai për vëllanë” – Osmani tregon si duhet të jenë raportet Kosovë -Shqipëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ëshët pyetur nga gazetarët për pritjet e saj nga Samiti që po mbahet në Tiranë.

Ajo ka folur edhe për raportet Kosovë-Shqipëri, ku ka kërkuar mbështetje sikur “vëllai për vëllanë”.

Osmani deklaroi se Shqipëria duhet të jetë zëri i Kosovës, në institucionet ku Kosova nuk merr pjesë.

“Presim mbështetjen më të madhe të mundshme që një vëlla mund t’ia jap një vëllau tjetër, apo një motre. Presim që Shqipëria të jetë zëri ynë në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar ku ne nuk kemi zë. Presim që të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, Shqipëria të jetë po ai zë të kërkojë mëbshtetje. Dhe këtë po e bën, andaj dua t’i falënderoj. Presim që mesazhet tona të jenë të koordinuara, për mbrojtjen e interesave të Kosvoës që nënkupton mbrojtjen e interesave të shqiptarëve. Edhe ky Samit është tejet arritje e madhe”, deklaroi Osmani.

Lajme të ngjashme