Mbesa e deputetit Jahja Kokaj emërohet Sekretare e Përgjithshme e MASHTI-it - NACIONALE

Mbesa e deputetit Jahja Kokaj emërohet Sekretare e Përgjithshme e MASHTI-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka emëruar Fadile Dyla në pozitën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Arsimit.

Ky vendim u mor në mbledhjen e Qeverisë në të cilën detaje rreth konkursit dha zëvëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, si ministri përgjegjëse për rekurtim të stafit civil.

Dobra tha se për këtë pozitë kanë aplikuar pesë persona teksa katër prej tyre kanë qenë në listë të ngushtë.

Ai tha se se pas vlerësimit nga komisioni vlerësues, Fadile Dyla dhe Xhavit Dakaj ishin dy kandidatët me mbi 70 për qind.

Dobra propozoi që Fadile Dyla të emërohet në këtë pozitë për një mandat 4 vjeçar.

Propozojmë emërimin e Fadile Dyla për pozitën e Sektretari të Përgjithshmë në MASHTI-it për një mandat 4-vjeçar”, tha ai në mbledhjen e qeverisë.

Ndryshe, në media ishte raportuar se Fadile Dyla është mbesa e deputeti të VV-së, Jahja Kokaj.

Kokaj atëkohë kishte thënë se mbesa e tij është që 20 vite e punësuar në Ministrinë e Arsimit.

U kyça në politikë sepse mendoi se Vetëvendosje është ajo që do ta luftoi korrupsionin, dhe do të kontribuojë me duart e pastërta, unë jam ai që kërkoi me mish e me shpirt që të luftohet korrupsioni dhe nepotizëm. Sa i përket mbesës sime ajo është e punësuar në MInistrinë e Arsimit që mbase 20 vite”, tha Kokaj në Kanal1o.

Lajme të ngjashme