"Mbajtje arbitrare dhe pengmarrje" – Bajrami tregon si si shihet rasti Thaçi në sytë e diplomatëve - NACIONALE

"Mbajtje arbitrare dhe pengmarrje" – Bajrami tregon si si shihet rasti Thaçi në sytë e diplomatëve

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Pesë vite pas arrestimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Akademik Arsim Bajrami ngre alarmin mbi atë që ai e quan një proces arbitrar. Duke folur në Klan Kosova, Bajrami tregoi se diplomatët që ndihmuan në çlirimin e Kosovës — përfshirë Christopher Hill, James Rubin dhe Wesley Clark — janë të shokuar nga kohëzgjatja e këtij paraburgimi.

Sipas Bajramit, habia ndërkombëtare nuk ndalet këtu. Ai citoi deklarata nga kampi i Presidentit Trump, ku situata e Thaçit dhe e të akuzuarve të tjerë në Hagë përshkruhet hapur me termin e rëndë: "pengmarrje".

“Kam pasur kontakte të vazhdueshme me z. Hill.., i cili është hartuesi i Rezolutës 1244, me James Rubin, por edhe me gjeneralin Clark, sepse me të kemi pasur kontakte të vazhdueshme në Rambujejë. Në fakt, ata të gjithë kanë qenë të befasuar se si mund të mbahet presidenti i një shteti për pesë vite në mënyrë arbitrare në një paraburgim. Ju i keni parë edhe deklaratat e këshilltarëve të presidentit Trump, të cilët madje e quajnë z. Thaçi edhe peng”, i quajnë të katërtit peng”, ka deklaruar Bajrami.

Lajme të ngjashme