“Mazi se sh**”, gjyshi tregon pse tentoi ta sulmojë Jasharajn
Një tentim sulmi, ka ndodhur sot në shkollën “Ismail Qemaili” në kryeqytet. Një gjysh i një nxënëse ka tentuar ta sulmoj kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharajn.
Gjyshi me emrin Musli Rexhepi, ka thënë se Jasharaj është armik i nxënësve, më i zi se shkaku.
“Mbesën time e kam regjistruar në klasë të parë sivjet. Erdha të pyes a po fillon mësimi apo jo. Hyra në sallë ku po mbahej mbledhja e Sindikatës. E pashë, armikun e këtyre nxënësve, se askënd tjetër nuk e ofendoj vetëm atë personalisht. Ai e ka marrë një kokëfortësi në vete e i ka nda edhe arsimtarët edhe arsimin. Ky është armik, më i zi se shkau”, deklaroi ai pas përplasjes në klasë”, ka thënë Rexhepi.