Matoshi: Vuçiqi është pjesëmarrës në gjenocid, thërriste të vriteshin 100 myslimanë për një serb
Halil Matoshi, gazetar veteran, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar vendimin e Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së për të njohur 11 Korrikun si datën e gjenocidit të Srebrenicës.
Në shkrimin e tij, Matoshi ka theksuar se Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, është pjesëmarrës në gjenocid.
Tutje, Matoshi ka kujtuar një deklaratë skandaloze dhe johumane të Vuçiqit gjatë luftës në Bosnje.
“Aleksandar Vučiċ âsht pjesëmarrës në gjenocid - bânte thirrje që për nji serb të vriteshin 100 myslimanë…” – ka shkruar ai.