Matoshi: Shteti që nuk i zbaton ligjet e veta është i dështuar - NACIONALE

Matoshi: Shteti që nuk i zbaton ligjet e veta është i dështuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Halil Matoshi ka bërë me dije se një shtet që nuk i zbaton ligjet e veta është shtet i dështuar.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se edhe Kosova duhet t`i respektojë të gjitha marrëveshjet që i ka nënshkruar deri tani.

Sipas tij, në themelet e konstituimit të Kosovës janë katër marrëveshje ndërkombëtare, që burojnë nga vullneti qytetar dhe kanë fuqinë e ligjit të brendshëm.

Por, këshilltarët joformalë të Qeverisë “e këshillojnë” atë që të shkelë rendin kushtetues dhe ndërkombëtar (verdikti i Gjykatës Kushtetuese, për Asociacionin, pika 2 deklarohet si jokushtetues) kurse ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare deklarohet si jo valide, sepse nuk i paska ratifikuar Kuvendi i Serbisë!? Kjo i bjen - shkurt e shqip - të heqësh dorë nga Paketa Ahtisaari (e pranuar me Rezolutë në Kuvend, më 5 mars, 2007) e sëkëndejmi edhe nga Deklarata e Pavarësisë (17 shkurt, 2008) sepse nuk janë pranuar e ratifikuar nga shteti serbian!???”, ka shkruar Matoshi.

Lajme të ngjashme