Matoshi: Serbia e pranon planin franko-gjerman nëse e shmang njohjen de jure
Gazetari Halil Matoshi, ka reaguar pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë sinjale se mund ta pranojë planin franko – gjerman.
Matoshi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Serbia e pranon Marëveshjën nëse e shmang njohjën de iure.
“E dijsha qe Vučić i thotë po planit Franko-gjerman! Që me publikimimin e planit franko-gjerman, në dhetor, 2022 në Politiko me Kushtrim Sadikun në Kanal 10 kam thanë se Serbia e pranon Marëveshjën nëse e shmang njohjën de iure”, ka shkruar Matoshi.
Ndërsa, sot presidenti serb Vuçiq, pas takimit me pesë diplomatët ndërkombëtarë ka deklaruar se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje.
“Një diskutim i hapur dhe serioz. Ajo për të cilën u dakorduam është se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se kur keni një konflikt të ngrirë, është vetëm çështje kohe kur dikush do ta shkrijë atë dhe kur individë të papërgjegjshëm do të cenojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar ai.