Matoshi: Qytetarë ndërgjegjësonu, po o ju rrejnë, mos u besoni - NACIONALE

Matoshi: Qytetarë ndërgjegjësonu, po o ju rrejnë, mos u besoni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti, Halil Matoshi, ka bërë thirrje që të ndërgjegjësohen qytetarët pasi sipas ti, pushteti po i gënjejnë.

Matoshi ka renditur tri pika të cilat tregojnë se Qeveria Kurti po mashtrojnë.

Ai ka përmendur lirimin e Pantiqit dhe tensionet në veri që siç thotë ai “po mësynë me e justifiku ‘Zajednicën’”.

Matoshi ka përmendur edhe presidenten Vjosa Osmani duke thënë se po e kopojn Vuçiqin.

Shkrimi i plotë i tij:

Qytetarë ndërgjegjësonu.

Po ju rrejnë. Mos u besoni!

1.

U liru Pantić në arrest shtëpiak, siç pata parashiku më 12 dhetor.

(Lexone shkrimin më poshtë!)

2.

Albin Kurti me tensione në veri po mësynë me e justifiku ‘Zajednicën’!

Po do me kriju realitet të ri, ku nuk ka Kosovë ma në veri, për me i thânë 51-përqindshit: “Zajednica’ âsht mekanizmi i fundit për me e ruejt tokën kushtetuese!”

3.

Presidentja Osmani, në anën tjetër, në shërbim të Kurtit, po luen filma tue imitu keq Aleksandar Vučić-in!

Krejtësisht brenda “lojës” së propagandës serbe për luftë në Kosovë!

Mashtrime populiste janë!

Mos u besoni!

Lajme të ngjashme