Matoshi për VV-në: Armiqtë e Kosovës janë këta që shajnë aleatët në rrjete sociale - NACIONALE

Matoshi për VV-në: Armiqtë e Kosovës janë këta që shajnë aleatët në rrjete sociale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti, Halil Matoshi është shprehur i shqetësuar më përplasjen e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë.

Matoshi ka thënë se në këtë përplasje ka investuar Rusia.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka komentuar edhe sulmet e militantëve të VV-së ndaj emisarëve të SHBA-së dhe BE-së, duke thënë se këta janë armiqët kryesorë të Kosovës.

Shkrimi i tij:

Mâne mend!!!

Për këtë përplasje të Kosovës me aleatët Perëndimor (ShBA në) ka investu gjatë Rusia, përmes kercënimeve hibride. Gati nji dekadë flitet për shtrimje të ndikimit rus në Ballkan e disa kosovarë kokëshkretë nuk kanë ide se si mund të shtrihet ky ndikim.

P.S.

Secilën fyemje të militantëve të Kurtit ndaj emisarëve të ShBAsë dhe BEsë, Serbia kish me e peshu me ar. Anmiqt e vërtet të Kosovës nuk janë mediat as opozita - kinse puçistat që duan ta rrëxojnë Kurtin - por piknisht këta që shajnë aleatët e Kosovës në rrjete sociale.

Këta janë llymi.

Lajme të ngjashme