Matoshi për Kurtin: Po i kthehet karma, mos qofsha në lëkurën e tij
Analisti Halil Matoshi, ka thënë se kryeministrit të Kosovës, po i kthehet karma dhe po e sheh presionin ndërkombëtar.
Duke folur për Kanal 10, direkt nga Ohri, ku po zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq, Matoshi ka thënë:
“Zotit Kurti po i kthehet ajo karma sepse thoshte po kom qef me pa çka është ky presion dhe ja pra më në fund po shihet presioni, zoti Escobar i ka kthyer për të dytën herë në takim trilateral, mos qofsha në lëkurën e zotit Kurti,”- është shprehur ai.
Më tej, Matoshi ka shtuar se Kurti s’duhet t’i thotë në asnjë mënyrë jo insistimit amerikan.
“Kurti s’duhet ti thotë jo asnjëherë insistimit amerikan, palët megjithatë kanë përafrime dhe ka mbetë diçka teknike e cila besohet se do të tejkalohet me një ose dy orë negociata shtesë,”- ka thënë ai.
