Matoshi: Feja s’guxon me u përzi në punët e shtetit
Analisti Halil Matoshi ka kritikuar kruen e BIK-ut, Naim Tërnava, i cili mbajti sot konferencë për media për të folur rreth grevës.
Matoshi ka thënë se feja nuk guxon me u përzi në punët e shtetit. Sipas tij me nenin 8 të Kushtetutës së Kosovës, sanksionohet laiciteti dhe neutraliteti i shtetit dhe mospërfshirja e fesë në çështjet politike.
“Feja s’guxon me u përzi në punët e shtetit!
Me Nenin 8 të Kushtetutës së Kosovës sanksionohet laiciteti dhe neutraliteti i shtetit dhe mospërfshirja e fesë në çështjet politike.
Sëkëndejmi tendenca e Kryeimamit Naim Tërmava me u përzi në punët e shtetit, kinse si ndërmjetës (Qeverisë si punëdhsnëse dhe Sindikatave si Asociacion i punëmarrësve, mësuesve) âsht akt kundërkushtetues, abuziv dhe i papranueshëm” ka shkruar ai.