Matjet e GAP, Krasniqi: PDK kampione absolute e transparencës në krejt komunat, ky është standardi ynë - NACIONALE

Matjet e GAP, Krasniqi: PDK kampione absolute e transparencës në krejt komunat, ky është standardi ynë

1 vit më parë

nga NACIONALE

“PDK kampione absolute e transparencës, në krejt komunat ku udhëheq”, tha Memli Krasniqi, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, pas publikimit të matjeve të Institutit GAP për transparencës buxhetore në nivel lokal.

Postimi i Krasniqit:

Kampionë të transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarëve! 🙌

Nga tetë komunat me shumicë shqiptare që udhëhiqen nga PDK, pesë prej tyre, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Skenderaj dhe Vushtrria, kanë arritur vlerësimin maksimal prej 100 pikësh nga Instituti GAP për transparencën buxhetore në vitin 2024.

Drenasi dhe Hani i Elezit gjithashtu janë ndër më të mirat, me nga 95 pikë secila.

Në total, komunat tona janë kampione absolute të transparencës dhe të menaxhimit të parasë publike. Ky është standardi që PDK sjell në qeverisje, kudo ku merr përgjegjësi.

Më 12 tetor, do të vazhdojmë punën për fitoren edhe në komuna të tjera, që sa më shumë qytetarëve t’u shërbejmë me punë, transparencë, zhvillim dhe shumë dashuri. 🤝

Lajme të ngjashme