Matja e qershorit, Omnibus: Konjufca dhe Hamza gëzojnë më shumë popullaritet se Kurti
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar një element interesant të Omnibus-it, i cili ka të bëj me popullaritetin e figurave politike te qytetarët e Kosovës.
Duke iu referuar të dhënave të qershorit të realizuara nga Omnibus, ai bërë me dije se këto matje tregojnë për një rënie të popullaritetit të kryetarit të VV-së, Albin Kurti.
Në bazë të këtyre të matjeve, sipas Muharremi, më shumë popullaritet gëzon Glauk Konjufca dhe Bedri Hamza se Albin Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka publikuar nga grafikon, i cili tregon këto të dhëna.
“Në matjen e qershorti, Omnibus, Glauk Konjufca gëzon pak më shumë popullaritet sesa Albin Kurti. Kur janë pyetur anketuesit "ju lutem na tregoni se çfarë mendimi keni për personat e përmendur më poshtë?" Për Konjufcën kanë rezultar 3.41 pikë, ndërsa për Albin Kurtin 3.12 (1= shumë negativ dhe 5 = shumë pozitiv). Gjithashtu Vjosa Osmani (3.65) dhe Bedri Hamza (3.14) ka rezultuar se gëzojnë më shumë popullaritet sesa Kurti”, ka shkruar Muharremi.