Mati 1, Lagjja Taslixhe 1 dhe 2, mbesin pa ujë të pijshëm
Në Prishtinë, lagjja Mati 1 dhe Taslixhe 1 dhe 2 po përballen me mungesë të ujit të pijshëm, për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut nga liqeni i Badocit.
Kompania Rajonale e Ujësjellsit "Prishtina" ka njoftuar se situata do të zgjidhet pasi ekipet teknike të bëjnë intervenimin e nevojshëm.
Njoftimi:
Për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut që vjen nga Badoci, pa furnizim me ujë të pijshëm janë Mati 1, Lagjja Taslixhe 1 dhe 2.
Deri në sanimin e defektit nga ekipet teknike të KRU" Prishtina" këto zona mbeten pa ujë.