Mashtrimi me kriptovaluta, Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për të dyshuarin - NACIONALE

Mashtrimi me kriptovaluta, Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për të dyshuarin

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale: V.N., për shkak të dyshimit të veprës penale “Mashtrimi ”.

Sipas Prokurorisë, për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 17 Prill 2026, rreth orës 19:00, në Ferizaj, rruga, “Cen Dugolli”, i pandehuri me dashje dhe në bashkëveprim së bashku edhe me të pandehurit A.L., dhe R.J., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke përdor emra të rreme, i vënë në lajthitje të dëmtuarit E.F., A.F., Rr.K., duke u paraqitur se posedojnë kriptovaluta të llojit USDT, dhe se do t’ua transferonin përmes portofolit digjital “Wallet”.

Prokuroria tregon që për realizmin e kësaj skeme fillimisht të dyshuarit kishin siguruar një lokal me qira dhe caktojnë takim me të dëmtuarit, dhe në lokal arrijnë që të njëjtëve t’ua marrin shumën e të hollave prej 12,000.00 Euro, dhe më pas largohen në drejtim të panjohur, me ç’rast pas veprimeve operative arrihet të zbulohet se të pandehurit përsëri do të vepronin skemën e njëjtë në rrugën “Ismail Reka” në Kaçanik, andaj, të njëjtit me këto veprime në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Lajme të ngjashme