MAShT tregon se cilat janë shkollat që po mbajnë mësim - NACIONALE

MAShT tregon se cilat janë shkollat që po mbajnë mësim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Arsimit, ka treguar se cilat janë shkollat të cilat, sipas tyre po mbajnë mësim e jo grevë.

Të njejtit për Telegrafin, kanë bërë të ditur se gjithsej janë 14 shkolla.

Sipas MASHTI-t, në kryeqytet mësimi është duke u zhvilluar në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, po ashtu në Qendrën Burimore “Përparimi”. Ndërkaq, në shkollat “Faik Konica”, “Xhavit Ahmeti”, “Ismail Qemali”, “Andon Z. Çajupi”, dhe “Dituria”, mësimi është duke u zhvilluar pjesërisht.

“Në Gjakovë mësimi është duke u zhvilluar në këto shkolla: Në SHFMU ‘Mustafa Bakija’, SHMLE ‘Kadri Kusari’, SHFMU ‘Mazllum Këpuska’, SHFMU ‘Fan Noli’-Dujakë dhe në Qendrën e arsimit Profesional. Ndërkaq, në shkollat ‘Emin Duraku’, ‘Fehmi Agani’, ‘Kelmend Rizvanolli’, ‘Yll Morina’,’Zekeria Rexha’,’Shtjefën Kurti’ në Novosellë e Epërme dhe në shkollën e muzikës ‘Prenk Jakova’, mësimi është duke u zhvilluar pjesërisht. Në Podujevë përveç dy shkollave, në të gjitha shkollat tjera është duke u zhvilluar procesi edukativo-arsimor por jo me kapacitete të plota. Po ashtu, institucioni parashkollor ‘Armela’,është duke e zhvilluar normalisht procesin edukativ”, thonë nga MAShT-i.

Sipas të dhënave që i posedon Inspektorati i Arsimit, MASHTI ka bërë të ditur se në komunën e Kamenicës, mësimi është duke u zhvilluar në këto shkolla: SHFMU “Hasan Prishtina” në Busavatë, SHFMU “Asllan Thaçi në Karaçevë të Poshtme, në paralelen e ndarë të shkollës “Kadri Zeka” në Hogosht, në Gjimnazin “Ismail Qemali” dhe në SHFMU “Xhelal Sopi” në Petroc.

Kurse pjesërisht mësimi është duke u zhvilluar në shkollat “Abdullah Krashnica”, “Dëshmorët e Kombit”,”Xhavit Ahmeti”, në Hodonoc “Adem Hashani” në Muqivërc. Procesi edukativ në këtë komunë është duke u zhvilluar edhe në institucionin parashkollor “Filizat”.

“Në Ferizaj është duke u mbajtur mësim pjesërisht në shkollat “Gjon Sereçi”, dhe shkollën “Hajriz Muhadini”. Në Fushë Kosovë është duke mbajtur mësim Gjimnazi “Hivzi Sylejmani”. Në Mitrovicë, mësim janë duke zhvilluar paralelja e ndarë e shkollës “Aziz Sylejmani” në Kodrën e Minatorëve -në Mitrovicën Veriore dhe 3 mësimdhënës të ciklit të ulët. Po ashtu, mësimi është duke u mbajtur edhe në Qendrën Burimore “Nëna Terezë””, ka bërë të ditur MASHTI.

Lajme të ngjashme