Masakra e Reçakut, PSRK ngre aktakuzë ndaj 21 personave për krime lufte - NACIONALE

Masakra e Reçakut, PSRK ngre aktakuzë ndaj 21 personave për krime lufte

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se më 15 janar 1999, gjatë një operacioni të forcave policore dhe ushtarake serbe në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, kanë vrarë 42 civilë shqiptarë. Ata dyshohet se kanë vepruar në bashkëkryerje, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës së 243-të të Mekanizuar, Armatës së Tretë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Prokuroria thotë se gjatë periudhës 1998–1999, të akuzuarit kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile. Hetimet kanë konstatuar përdorim të dhunës fizike ndaj civilëve, përfshirë rrahje dhe keqtrajtime gjatë operacionit në Reçak.

Lajme të ngjashme