Martinsen: UNMIK-u dhe qeveritarët e Kosovës thyen “besën” me gratë e dhunuara gjatë luftës - NACIONALE

Martinsen: UNMIK-u dhe qeveritarët e Kosovës thyen “besën” me gratë e dhunuara gjatë luftës

1 javë më parë

nga NACIONALE

Dokumentuesi i dhunimeve në Kosovë gjatë luftës, Josef Martinsen, e konsideron të mistershme mos gatishmërinë e shtetit për drejtësi.

Eksperti norvegjez, Martinsen për KosovaPress, deklaroi se është thyer “besa”, kur u ishte premtuar drejtësi 423 grave të dhunuara seksualisht nga forcat serbe. Të gjitha këto kishin bërë marrëveshje me UNMIK-un dhe qeverinë e atëhershme, por përveç që nuk u ndihmuan, ato e patën të vështirë të rikthehen në komunitet.

“Në shqip ka një fjalë të quajtur “Besa”, kur jep fjalën, e mban, por kjo qeveri apo të gjitha qeveritë që nga viti ’99, fillimisht UNMIK-u, e pastaj qeveritë, nuk arritën ta përfundojnë këtë rast, dhe shumë herë pyes veten; Cila është arsyeja? A ka ndonjë agjendë të fshehur? Po, gjëra të tjera, që qeveria i di, ose UNMIK-u i di, por që ne nuk i dimë. A mund të jetë kjo arsyeja pse ata nuk e përcollën këtë rast? Pra, është shumë e çuditshme, e gjithë kjo. Kështu që në vitin 2015, kur unë dhe Liridona personalisht filluam t’i shkruajmë qeverisë, i shkruam secilit atje, kemi pasur kontakte dhe letrat i kemi botuar edhe në gazetë por kjo nuk e shqetësoi askënd. A mund ta imagjinosh? Njerëzit në Kosovë i kanë bërë kërkesë Qeverisë, publikisht me letra, por Qeveria nuk u mërzit, duket se as nuk u munduan të përgjigjen, dhe për mua ky është mister. Pse nuk u përgjigjën? Pra, vitet kaluan”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme