“Marshojmë për njëra-tjetrën”, sot në Prishtinë marshohet për të drejtat e grave
Sot më 8 mars, Ditën e Gruas, do të mbahet marshi tradicional i grave.
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i cili do të organizojnë këtë marsh, ka njoftuar se ai do të fillojë nga ora 12:00.
Marshi do të bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri tek Sheshi “Skënderbeu”.
Ky kolektiv ka treguar edhe moton e këtij marshi.
Sipas njoftimit, moto e marshit do të jetë “Marshojmë për njëra-tjetrën”.