“Marshit për Liri”, Endrit Thaçi fton qytetarët t`i bashkohen marshit: Kosova po pret
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, në mbështetje të çlirimtarëve.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Thaçi ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit, duke përcjellë mesazhin: “Kosova po pret”.
“Marshi për Liri” do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Deri me tani dhjetëra figura të njohur politike dhe jashtë politiken kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë marrsh.