"Marrja e zotit qysh e kanë lanë": Haradinaj publikon video nga rruga Klinë-Gjakovë - NACIONALE

"Marrja e zotit qysh e kanë lanë": Haradinaj publikon video nga rruga Klinë-Gjakovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka publikuar një video nga rruga Klinë-Gjakovë që ende nuk është përfunduar.

Ai ka thënë se kjo rrugë ka filluar të ndërtohet para pesë viteve, por vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme.

Haradinaj ka akuzuar Qeverinë Kurti që po i diskriminon “pamëshirshëm” qytetarët e kësaj ane të Kosovës.

Rruga Klinë - Gjakovë e filluar para 5 vitesh vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme. Nuk kuptoj pse paguajnë taksa qytetarët e kësaj përderisa Qeveria e Kosovës i diskriminon kaq pamëshirshëm!” – thuhet në mbishkrimin e kësaj video.

VIDEO:

Lajme të ngjashme