Marrëveshja me MCC-në, Kurti e Rizvanolli mbajnë sot konferencë për media - NACIONALE

Marrëveshja me MCC-në, Kurti e Rizvanolli mbajnë sot konferencë për media

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të mbajnë konferencë për media.

Temë për këtë konferencë do të jetë marrëveshja me MCC-në, nga e cila Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro.

Thirrjen e ka bërë publike Ministria e Ekonomisë.

“Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajnë konferencë për media lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes me MCC-në për Programin Kompakt. Për mediat flasin Kryeministri Kurti dhe Ministrja Rizvanolli”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, pas kthimit nga Amerika, kryeministri Kurti dje ka mbajtur gjithashtu një konferencë për media bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajme të ngjashme