Marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet, Lajçak falendëron SHBA-në - NACIONALE

Marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet, Lajçak falendëron SHBA-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka falenderuar SHBA-në, pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje.

Lajçak përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, tha se diplomacia e SHBA-së u përfshi fuqishëm në mbështetjen e dialogut.

“Falënderoj DASH, Gabriel Escobar dhe diplomacinë e SHBA-së për përfshirjen e tyre të fuqishme në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, shkroi Lajçak.

Pak më herët, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell konfirmoi se arritur marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve.

Në llogarinë e tij në Twitter, Borrell tha se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrje-daljes.

“Kemi një marrëveshje. Sipas dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse/dalëse për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit serbë të ID-së”, ka shkruar ai.

Sipas tij, BE-ja ka marrë garancinë nga kryeministri Kurti.

“Serbët e Kosovës dhe gjithë qytetarët e tjerë do të mund të udhëtojnë lirshëm mes Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo morri garanci nga Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme