Marrëveshja e Ohrit, Ferguson: Serbia të mos pengojë Kosovën ndërkombëtarisht, Kosova të themelojë Asociacionin - NACIONALE

Marrëveshja e Ohrit, Ferguson: Serbia të mos pengojë Kosovën ndërkombëtarisht, Kosova të themelojë Asociacionin

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadori britanik në Beograd, Edward Ferguson, ka deklaruar se përgjegjësia për mungesën e përparimit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e përbashkët dhe u takon të dyja palëve. Në një intervistë për gazetën serbe *Politika*, ai theksoi se Kosova ende nuk e ka zbatuar Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, duke veçuar mosformimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili, sipas tij, duhej të ishte krijuar prej vitesh.

Ferguson nënvizoi se Mbretëria e Bashkuar e ka kërkuar vazhdimisht përmbushjen e këtij obligimi nga Prishtina. Megjithatë, ai shtoi se edhe Serbia ka detyrime të papërmbushura, përfshirë angazhimin për të mos penguar Kosovën në proceset e integrimit ndërkombëtar.

Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 ofron një udhërrëfyes të qartë për normalizim, por zbatimi kërkon vullnet politik nga të dyja palët.

Lajme të ngjashme