Maqedonci takon Ndihmës Sekretarin amerikan të Luftës, diskutohet bashkëpunimi në mbrojtje - NACIONALE

Maqedonci takon Ndihmës Sekretarin amerikan të Luftës, diskutohet bashkëpunimi në mbrojtje

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar takime zyrtare në Shtetet e Bashkuara, ku është pritur nga Ndihmës Sekretari i Luftës, Daniel Zimmerman.

Në fokus të bisedimeve ishin situata e sigurisë, sipas njoftimit të tij, ishin zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes.

"Zhvilluam diskutime të rëndësishme mbi situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e mëtejmë të FSK-së, si dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet në botë," deklaroi Maqedonci.

Lajme të ngjashme