Maqedonci takohet me ministren e mbrojtjes së Luksemburgut
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim homologen nga Luksemburgu, ministren Yuriko Backes.
Me këtë të fundit diskutuan për mundësitë e reja të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht në segmentet ku Kosova ka nevojë për mbështetje.
Gjithashtu, në këtë takim morën pjesë edhe delegacionet përkatëse të të dy vendeve.
Palët shprehën vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.