Maqedonci: ShBA-ja e ka pranuar kërkesën për blerjen e raketave “Javelin” - NACIONALE

Maqedonci: ShBA-ja e ka pranuar kërkesën për blerjen e raketave “Javelin”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur rreth lajmeve se ShBA-ja ia ka pranuar kërkesën Kosovës për blerjen e raketave të njohur “Javelin”.

Ai ka thënë se Kosova ka një marrëdhënie të qëndrueshme me ShBA-në në aspektin ushtarak.

“Ministria e Mbrojtjes mbështet Forcën e Sigurisë se Kosovës për t’i ndërtuar kapacitetet e mbrojtjes së territorit në koordinim me partnerët strategjikë, me theks të veçantë Shtetet e Bashkuara te Amerikës, në këtë aspekt Qeveria e Republikës së Kosovës me ShBA-të ka program bashkëpunimi për blerje ushtarake direkt me ShBA përmes programit FMS (Foreign Military Sales)”, tha Maqedonci për RTV Dukagjini.

Tutje, ai e ka konfirmuar se ShBA-ja e ka pranuar kërkesën për blerjen e raketave Javelin.

“Në kuadër të këtij programi parashihen blerjet ushtarake, duke përfshirë sistemin raketor antitank ‘Javelin’, por dhe sisteme tjera të armatimit. Për sistemin ‘Javelin’ është dërguar dhe pranuar kërkesa dhe për këtë rast blerje kam diskutuar në Departamentit të Shtetit dhe Departament të Mbrojtjes. Sipas informacioneve publike që keni marrë edhe nga ambasadori Hill, kjo lëndë tashmë është përcjellë për aprovim në Kongres dhe presim vendim pozitiv”, ka thënë Maqedonci.

Lajme të ngjashme