Maqedonci priti në takim ekipin e Institutit Amerikan për Sektorin e Sigurisë
Ministri i Mbrojtjes , Ejup Maqedonci, sot priti në takim ekipin e Institutit Amerikan për Qeverisje në Sektorin e Sigurisë, të cilët janë duke e mbështetur MM-në dhe FSK-në, në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike.
Ministri Maqedonci falënderoi dhe shprehu mirënjohje për angazhimin e tyre dyvjeçar dhe bashkëpunimin e ngushtë, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.