Maqedonci pret në takim Admiralin e NATO-s në Napoli, Admiral Munsch - NACIONALE

Maqedonci pret në takim Admiralin e NATO-s në Napoli, Admiral Munsch

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në Prishtinë Komandantin e Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli (Allied Joint Force Command Naples), Admiral Stuart Benjamin Munsch.

Gjatë takimit u diskutua mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in.

Maqedonci shprehu mirënjohje për rolin dhe kontributin e KFOR-it në garantimin e sigurisë në vend dhe për bashkëpunimin e deritanishëm.

Ai gjithashtu i uroi mirëseardhje dhe sukses Gjeneralit të Forcave Turke, Özkan Ulutaş, i cili është rizgjedhur komandant i misionit të KFOR-it.

Lajme të ngjashme