Maqedonci për FSK-në: Planifikojmë që më 2029 të jetë forcë e gatshme për të mbrojtur territorin - NACIONALE

Maqedonci për FSK-në: Planifikojmë që më 2029 të jetë forcë e gatshme për të mbrojtur territorin

2 orë më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se Forca e Sigurisë së Kosovës synon të jetë plotësisht e gatshme për mbrojtjen e territorit në vitin 2029.

Ai tha se plani 10-vjeçar i tranzicionit përfundon në vitin 2028 dhe se janë tejkaluar objektivat në pajisje dhe armatim.

“Ne planifikojmë që në vitin 2029 të kemi një forcë të gatshme për të mbrojtur territorin”, tha Maqedonci, duke përmendur edhe mbështetjen për autoritetet civile dhe misionet ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme